Analistët mendojnë se vizita e Aleksandër Vuçiç në Kosovë mund të cilësohet pozitive vetëm nëse ai do të kërkojë bashkëpunim. Sipas Komitetit të avokatëve të Beogradit, situata mund të ndryshojë pikërisht nga porositë e Vuçiç.
Vizita e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në Kosovë mund të ishte pozitive nëse porositë do të jenë për bashkëpunim.
Atentati ndaj Oliver Ivanoviç në Mitrovicë është një test thonë ekspertët. Mungesa e bashkëpunimit të thellë të strukturave politike dhe të sigurisë duken një problem i vazhdueshëm pasi shpesh krimi kalon kufijtë.
Milan Antonijeviç, nga Komiteti i avokatëve të Beogradit që ndjek zhvillimet në drejtësi dhe të drejtat e njeriut thotë se bashkëpunimi është i domosdoshëm.
Milan Antonijeviç, organizata “Yucom”, Beograd: “Ky rast do të duhej të jetë shembull edhe për zbulimin e veprave të tjera kriminale dhe krimin e organizuar. Ka shumë gjëra që janë kërcënim në rajon dhe bashkëpunimi duhet të ekzistoj nga prokuroria, policia dhe strukturat e sigurisë”.
Antonijeviç thotë se zbardhja e shpejt e rastit të Ivanoviç dhe porositë e Vuçiç mund ta ndryshojnë situatën.
Milan Antonijeviç, organizata “Yucom”, Beograd: “Nëse gjatë vizitës së Vucic do të ketë takime që flasin për bashkëpunim dhe mundësi për të zgjidhur raste konkrete atëherë kjo vizitë do të ishte pozitive”.
Agjenda zyrtare e Vuçiç pritet të filloj në një kishë në veri dhe do të përfundoj në shtëpinë e kulturës në Llapla Sello në jug të Kosovës./abcnews.al
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri