Komisionari i BE-së për zgjerim Johannes Hahn ka thënë se pjesa më e madhe e Ballkanit deri në vitin 2025 do të integrohet me të drejta të plota, por që së pari duhet të zgjidhen kontestet e mbetura sa i përket kufijve dhe kriteret për të cilat Bashkimi Evropian nuk lëshon pe.
Han në një intervistë për për agjencinë austriake APA, theksoi se çështja kryesore në detyrat e brendshme për të gjitha vendet kandidate është “si të jetojmë me sundimin e ligjit” dhe e dyta është çështja e pa zgjidhur e kufijve, transmeton Indeksonline.
Duke folur për secilin vend të Ballkanit, Hahn ka theksuar se Kosova duhet ta zgjidh çështjen e demarkimit të Kufirit me Malin e Zi, njëjtë sikurse edhe vendet tjera për rreth saj.
“Sigurisht që ne nuk do të pranojmë vendet që kanë probleme të pazgjidhura me fqinjët e saj. Mosmarrëveshjen e kufirit që kanë Sllovenia dhe Kroacia nuk do të ekzistoj më në BE. Sigurisht, Serbia duhet të zgjidhë çështjen e parë me Kosovën, si dhe problemin e dytë që ka me Kroacinë rreth kufirit, gjithashtu duhet patjetër të përfundoj demarkimi i kufirit mes Malit të Zi dhe Kosovës, si dhe Shqipërisë dhe Greqisë”, tha Hahn, transmeton Indeksonline.
Komisioneri vuri në dukje se, për shkak të gjithë kësaj, ai pret që perspektiva evropiane e rajonit të konfirmohet në muajin maj në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje.
Ai nuk la pa komentuar edhe vrasjen e Oliver Ivanoviq duke thënë se ishte një thirrje për tu zgjuar, në mënyrë që të gjithë të shohin se sa e brishtë është situata./
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Putin thotë se bisedimet e mundshme me Ukrainën mund të mbah...
Liverpooli fiton ndaj Leicesterit dhe shkëputet në tabelë
Abdixhiku thotë se 40 mijë mërgimtarë e mbështesin LDK-në: S...
Sara në darkën e të nominuarve: Driloni është personi më i b...
Sulm me thikë në Mbretërinë e Bashkuar, dy të vdekur e dy të...