Pacolli: Valdrin Lluka po vendos një standard të ri në qeverisje

20:17 | 19 Janar 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli ka lavdëruar punën e ministrit për zhvillim ekonomik Valdrin Lluka, shkruan arbresh.info

Sipas Pacollit, z. Lluka që vjen nga radhët e AKR-së po dëshmon atë që ai ka promovuar tërë kohën, një qeverisje transparente.

“Sot Ministri nga radhët e AKR, Valdrin Lluka, dëshmoj atë çfarë kam promovuar tërë kohën: Qeverisje transparente. Duke publikuar kontratën komerciale për Termocentralin Kosova e Re, ai vendosi një standard të ri në qeverisje. Shpresoj që të gjithë ta ndjekin këtë hap pasi që garanton përgjegjësi para qytetarit”, shkruan në Pacolli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme