“Prokuroria nuk mund t’i dërgojë Kuvendit një fletë të bardhë për të kërkuar arrestimin e një deputeti”

20:08 | 19 Janar 2018
Arbresh.info

Kërkesa për ndryshimin e nenit të Rregullores së Kuvendit për të bllokuar arrestimin e deputetëve nëse Prokuroria nuk sjell prova të mjaftueshme që implikojnë një ligjvënës në shkelje ligjore, shkaktoi debate mes mazhorancës dhe opozitës.

Deputeti socialist, Alket Hyseni, tha në studion e Report Tv se ndryshimi i rregullores së Kuvendit është një element i nevojshëm. Sipas tij, Prokuroria nuk mund t’i dërgojë Kuvendit një fletë të bardhë për të kërkuar arrestimin e një deputeti.

“Ndryshimi i rregullores së Kuvendit është i nevojshëm. Deputetët mund të propozonin mendimet e tyre. Kërkesa e organit të akuzës drejtuar Kuvendit s’mund të jetë fletë e bardhë”, u shpreh Hyseni duke theksuar se prokuroria duhet të ketë prova për arrestimin e ligjvënësve.

Më 30 mars të vitit të kaluar, mazhoranca e asaj kohe miratoi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penal dhe ligji është votuar me 88 vota, nga 84 të nevojshme./reportTv

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme