Google ADS

Vijnë reagimet e para në Serbi pas grafitëve antishqiptare

19:12 | 19 Janar 2018
M. A.

Lidhja Socialdemokrate e Vojvodinës e ka dënuar sot ashpër shkrimin e grafitëve të urrejtjes në një objekt privat në Cërvenkë, e cila është në pronësi të shqiptarëve.

Grafitët të urrejtjes ndaj shqiptarëve pasuan vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, i cili të martën në mëngjes u vra në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Për gjakun e Oliverit jan.2018” dhe “Vdekje Shqiptarëve” ishin grafitët që kanë shqetësuar familjen shqiptarëve, duke treguar edhe një herë për urrejtjen e serbëve ndaj shqiptarëve, shkruan lajmi.net.

“Familja është shqetësuar për këto grafite të urrejtjes. Ata janë pronar të furrës së bukës në Cërvenkë”, përfundon komunikata e Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës.
Ivanoviq u vra të martën me 6 plumba para selisë së partisë së tij SDP në Mitrovicë. Ndaj tij u shtie nga një veturë në lëvizje e cila më pas u gjend e djegur jo shumë larg nga vendi i krimit.

Hetimet e deritashme tregojnë se vetura ishte në pronësi të një serbi që ka jetuar në Serbi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme