Tani është mundësia e vërtetë që Maqedonia dhe Greqia të gjejnë zgjidhje për kontestin shumëvjeçar për emrin.
Shtetet duhet ta respektojnë sovranitetin e shteteve tjera dhe nuk duhet të mundohen t’i ndryshojnë kufijtë, deklaroi Brian Hoyt Yee, zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve për EVropë dhe Azi për televizionin bullgar Bloomberg.
Ai shtoi se kompromisi mund të arrihet vetëm me vullnet të fortë të liderëve të dy shteteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonia dhe Greqia, kanë mundësi të arrijnë marrëveshje për çështjen e emrit. Besoj se ekziston vullneti politik, si në Athinë, ashtu edhe në Shkup, për të arritur marrëveshje dhe të zgjidhet ky kontest. Do të jetë proces i mundimshëm, por nëse të dy palët vazhdojnë të punojnë, siç kanë punuar deri më tani, me ndërmjetësim të Matthew Nimetz, besojmë se kjo është e mundshme”, tha Hoyt Yee.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...