Google ADS

Colin Firth: Nuk do të punojë më kurrë me Woody Allen

17:55 | 19 Janar 2018
Arbresh.info

Colin Firth i është bashkuar listës së aktorëve të cilët po refuzojnë të punojnë me regjisorin Woody Allen për shkak të pretendimeve për abuzim seksual nga vajza e tij e birësuar.

Dylan Farrow që është adoptuar nga regjisori dhe aktorja Mia Farrow tha në një intervistë se ishte abuzuar nga Allen kur kishte vetëm shtatë vjet, transmeton portali arbresh.info

Akuzat për sulm seksual u bënë për herë të parë në vitin 1992, të cilat Allen i ka mohuar me vrull.

Pasi u transmetua intervista, fituesi i çmimit Oscar, Firth u bë i fundit nga aktorët që qortojnë Allen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme