Pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja të Ligjit të Komunikacionit, Policia e Kosovës duket se është bërë edhe më e rreptë sesa që ishte.
Sipas një njoftimi për media Policia e Kosovës ka thënë se në kuadër të autorizimeve dhe kompetencave gjatë periudhës kohore 01.01.2018 deri 16.01.2018 janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i kundërvajtësve, ndaj të cilëve janë ndërmarrë të gjitha veprimet të cilat dalin nga ligjet, transmeton Arbresh.info.
Në periudhën 1deri më 16 Janar 2018 15092 gjoba.
Numri i përgjithshëm i gjobave 15092. Gjoba deri në 500 euro (persona fizikë) gjithsej 14230. Gjoba deri në 1000 euro (persona juridikë) gjithsej 6. Gjoba për gjykatë 856.
Aktivitetet gjatë periudhës kohore 01.01.2018 – 16.01.2018 | Total |
Numri i përgjithshëm i gjobave | 15092 |
Gjoba deri në 500 € (persona fizikë) | 14230 |
Gjoba deri në 1000 € (persona juridikë) | 6 |
Gjoba për gjykatë | 856 |
Ndërsa numri i gjobave të shqiptuara që janë paraparë pikë negative janë gjithsej 515.
Kundërshtimet e pranuara dhe të proceduara në Komisionin për Vendosje | 26 |
Numri i gjobave të shqiptuara që janë paraparë pikë negative | 515 |
Numri i gjobave me një (1) pikë negative | 64 |
Numri i gjobave me dy (2) pikë negative | 304 |
Numri i gjobave me tri (3) pikë negative | 147 |
Numri i gjobave me pesë (5) pikë negative | 0 |
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik | 214 |
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik tre (3) muaj | 190 |
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik tre (3) deri në gjashtë (6) muaj | 6 |
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik gjashtë (6) muaj | 15 |
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik gjashtë (6) deri dymbëdhjetë (12) muaj | 2 |
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik nëntë (9) deri tetëmbëdhjetë (18) muaj | 1 |
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik një (1) vit | 0 |
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik një (1) deri dy (2) vjet | 0 |
Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale.
Në të kundërtën, në këtë njoftim thuhet se Policia e Kosovës, edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut do të vazhdojë të aplikojë ndërmarrjen e masave ligjore./Arbresh.info
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...