Serbia dhe Mali i Zi me gjasë do të jenë vendet e ardhshme që do të integrohen në Bashkimin Evropian, ndoshta deri në vitin 2025, ka thënë komisionari i BE-së për negociata për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn.
“Me të vërtetë, 2018-ta do të jetë vit ku ne mund ta përdorim momentin, që e kemi krijuar gjatë disa viteve të kaluara, për të lëvizur përpara me perspektivën evropiane të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe presidenti i Komisionit Evropian e ka indikuar vitin 2025 si vit të mundshëm për pranim”, tha zoti Hahn gjatë një interviste për agjencinë Reuters, e cila është publikuar sot, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Në këtë kuadër, Johannes Hahn, ka theksuar se “sot vendet më të avancuara janë definitivisht Mali i Zi dhe Serbia” dhe ka shtuar se “i gjithë procesi është i bazuar në merita, që varen nga progresi që po e bëjnë vendet”.
Rrjedhimisht, ai konkludoi se “është shumë herët të parashikohet se kush përfundimisht do të jetë shteti i parë i ri në BE”.
Duke u shprehur për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, zoti Hahn theksoi:
“Shpresoj se të gjitha këto, të themi, ndjenja negative me të cilat po ballafaqohemi, paraqesin thirrje të zgjimit për politikanët përgjegjës…për të kuptuar se vetëm bashkëpunimi, pajtimi, është mënyrë për të ecur përpara për kapërcimin e të gjitha këtyre tensioneve, me të cilat ende ballafaqohemi në rajon”./REL
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...
Drenusha nuk e lë Gjestin të fle, i shkon në shtrat me tigan...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Federatës së S...
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...