Ish sekretari i Lëvizjes së Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj deklaratave të Ismajl Kurteshit se ai po organizon takime ilegale me aktivistët e VV-së.
Sipas tij, deklaratat e Kurteshit janë antidemokratike me shumë të pavërteta që përmbajnë gjuhë përçarëse, shkruan arbresh.info.
Molliqaj ka shkruar se duke qenë se unë jam pjesë e Lëvizjes dhe deputet i saj, nuk e di në çka thirret Kurteshi kur takimin tonë e quan ”takim ilegal”.
Lexoni reagimin e tij të plotë:
“Në kohën kur ne po i diskutojmë dallimet tona brenda organizatës dhe anëtarëve e simpatizuesve të Lëvizjes po ua rrisim shpresat që së bashku do ta tejkalojmë problemin e brendshëm në organizatën tonë, ushtruesi i detyrës së Sekretarit Organizativ, Ismajl Kurteshi, lëshon deklarata antidemokratike me shumë të pavërteta që përmbajnë gjuhë përçarëse.
Dy takime i kemi mbajtur me strukturat e Lëvizjes në Pejë dhe Deçan. Të parin në një restorant ndërsa të dytin në zyra të Lëvizjes. Qëllimi i këtyre takimeve ka qenë diskutimi i gjendjes në të cilën gjendet Lëvizja dhe jo ajo që pretendohet në deklaratën e Kurteshit.
Duke qenë se unë jam pjesë e Lëvizjes dhe deputet i saj, nuk e di në çka thirret Kurteshi kur takimin tonë e quan ”takim ilegal”. Meqenëse këto ditë janë thirrur shumë në statutin e Lëvizjes, pres nga ai që të përgjigjet se cila pikë e këtij statuti ndalon takime të tilla ose i vlerëson ato si ”ilegale”.
Ende më problematike për mua është që Kurteshi këtë gjuhë po e përdorë pothuajse çdo ditë në secilin takim me anëtarë, në të cilat takime ai po e shoqëron kandidatin për kryetar të Lëvizjes, Albin Kurtin.
Për fund, meqenëse deklarata e tij u postua edhe në faqen zyrtare të Lëvizjes në Facebook, dua të shtroj një pyetje: A është diskutuar deklarata e tij në kryesi të Lëvizjes dhe a është vendim i kryesisë që kjo deklaratë të jetë qëndrim zyrtar i Lëvizjes?
Nëse po, atëherë si t’i kuptojmë thirrjet për të biseduar kur në të njëjtën kohë na bëhen sulme kaq të ulëta? Nëse jo, kur do të distancohet kryesia e Lëvizjes nga kjo deklaratë skandaloze?
Mentaliteti që po instalohet në organizatën tonë është tejet i rrezikshëm dhe i papranueshëm për një organizatë të mirëfilltë politike. Çështja është serioze, prandaj edhe trajtimi duhet të jetë serioz. Fatkeqësisht, deri tash ky problem nuk është trajtuar seriozisht, përkundrazi, është nxitur edhe më shumë përçarje”, ka shkruar Molliqaj në facebook.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...