Nën drejtimin e këshilltarit të Kryeministrit, Jahja Lluka i emëruar edhe Mbajtës i Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, është mbajtur takimi i përbashkët konsultativ me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, transmeton arbresh.info.
Në takim është diskutuar për mundësitë e intensifikimit të angazhimit dhe koordinimit më të mirë ndërinstitucional për t’u përgjigjë në kërkesat e drejta të familjeve dhe familjarëve të personave të zhdukur.
Në fillim të takimit, Mbajtësi i Dosjes për çështjen personave të zhdukur, Lluka, duke theksuar rëndësinë dhe arsyen e këtij takimi tha,
“Sot iu kemi thirrur në këtë takim konsultativ që të shqyrtojmë bashkërisht çka mund të bëjmë për të filluar një proces i cili ka ngecur kohën e fundit, edhe pse nuk mund të themi që nuk është bërë asgjë, meqë është punuar, megjithatë rezultatet nuk janë të kënaqshme në veçanti për familjarët”.
Të pranishmit, pasi prezantuan punën dhe aktivitetet e realizuara nga ana e institucioneve kompetente, paraqitën edhe vlerësimet e tyre rreth adresimit të sfidave me të cilat përballet procesi e që kryesisht ndërlidhen me mungesën e informacioneve të besueshme, çështjen e mbetjeve mortore të paidentifikuar dhe mundësitë për një trajtim më të mirë ligjor dhe institucional për familjet e personave të zhdukur.
Duke vlerësuar punën e deritanishme dhe falënderuar partnerët ndërkombëtar për përkrahjen e vazhdueshme, në fund të takimit, është kërkuar nga të gjithë të pranishmit që në një afat prej shtatë ditësh të dërgojnë propozimet me shkrim, bazuar në fushëveprimin dhe përgjegjësitë e tyre institucionale, për intensifikim të përpjekjeve dhe planifikimeve më të mira të përbashkëta për zgjidhjen e kësaj problematike./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...