Manchester United pritet ta bëjë zyrtare transferimin e yllit Alexis Sanchez brenda orëve të ardhshme pasi tashmë marrëveshja është arritur me “Topçinjtë”.
Nga ana tjetër do të kaloj Henrikh Mkhitaryan dhe nuk do të nevojitet asnjë kompensim financiar nga të dy klubet, transmeton portali arbresh.info. I gjithë operacioni varet nga reprezentuesi armen që është gjithnjë e më afër marrëveshjes me klubin londinez.
Arritja e Alexis Sanchez do të ketë ndikim në Real Madrid sepse automatikisht mbyll derën e arritjes së Cristiano Ronaldos, e ardhmja e të cilit është diskutuar shumë gjatë ditëve të fundit. Jose Mourinho nuk ka ndërmend të nënshkruaj me sulmuesin e Real Madridit.
Me arritjen e Sanchezit, trajneri portugez do të ketë mjaftë yje në front: Alexis, Martial, Rashford, Mata, Lukaku dhe Lingard. Mourinho nuk do të nënshkruaj me ndonjë tjetër lojtar këtë merkato dhe gjatë verës synon vetëm përforcimin e mesfushës dhe mbrojtjes, transmeton portali arbresh.info.
Një detaj që e bënë të qartë se Cristiano Ronaldo nuk do të transferohet në Old Trafford është edhe fakti që Alexis Sanchez do të bartë fanellën me numër 7, një numër të cilin Ronaldo teorikisht e rezervon kudo që shkon.
Mourinho thuhet madje se nuk ka ndërmend të nënshkruaj as me yllin tjetër Gareth Bale. Në verën e kaluar është ngritur kjo mundësi, por portugezi, i cili edhe pse mendon se uellsiani është një lojtar i shkëlqyer, nuk dëshiron të siguroj shërbimet e tij.
Qëllim kryesor janë lëndimet e vazhdueshme. Ai e di që operacionet janë shumë të shtrenjta dhe nuk dëshiron të rrezikoj duke transferuar një futbollist që lëndohet shpesh./arbresh.info/
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel ...
Kriza në Lindjen e Mesme, Blinken: Izraeli ka të drejtë të m...
Rama në OKB: Kosova, realitet i pakthyeshëm ndërkombëtar
Kurti u takua me kryeministrin e Kroacisë, diskutuan për rap...
Ushtria izraelite urdhëron banorët në disa zona të Bejrutit ...