Turqia kërkoi mbulimin ajror të Rusisë për të nisur një operacion ushtarak përpara se të infiltronte qytetin e Afrinit, në veri të Sirisë.
Ankara njoftoi se po koordinohej me Moskën për të lejuar forcat e saj ajrore të përdorin hapësirën ajrore siriane mbi Afrin, duke kërkuar gjithashtu rusët që të mos kundërshtonin një operacion të tillë të mundshëm ushtarak turk, transmeton portali arbresh.info.
Shefi turk i Shtabit të Përgjithshëm gjenerali Hulusi Akar dhe shefi i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MİT) Hakan Fidan u dërguan të dy të enjten në Moskë për të mbajtur bisedime me zyrtarët rusë me qëllim të marrjes së dritës së gjelbër për një operacion turk në Afrin, ku ushtria ruse është e vendosur.
Ndërhyrja e mundshme ushtarake turke do të zhvillohet kundër Njësive të Mbrojtjes së Popullit (YPG), të cilën Ankara e konsideron si një kërcënim për sigurinë e saj.
Të enjten, Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu tha se vendi i tij nuk do të lejonte krijimin e një “ushtrie terroriste” në kufirin sirian-turk, duke shtuar se një zhvillim i tillë do të shkatërronte marrëdhënien e Ankarasë me Uashingtonin.
Ai tha se komentet e sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson dhe Mbrojtjes James Mattis lidhur me mungesën e planeve për të formuar një ushtri të luftëtarëve kurdë në lindje të lumit Eufrat, nuk ishin bindëse.
Turk News raportoi se njësitë e forcave turke dhe fraksionet nga Ushtria e Lirë Siriane kishin koordinuar taktikisht për të “pastruar” qytetin sirian të Afrinit nga forcat kurde të YPG.
Kanali tha se forcat ushtarake tashmë vendosën 7 korridore kryesore në Afrinin lindore, duke shtuar se zyrtarët kurdë kishin paralajmëruar një operacion ushtarak turk që do të çonte në “lufte të re” në Siri.
Në Damask, Zëvendësministri i Jashtëm Faisal Mekdad u citua nga agjencia zyrtare e lajmeve SANA, duke thënë: “Ne paralajmërojmë se forcat ajrore siriane janë gati të shkatërrojnë objektivat ajrore turke në qiellin e Sirisë”.
Ushtria turke vazhdoi të rriste praninë e forcave të saj në kufirin sirian, pasi forcat e YPG-së qëlluan nga zonat e tyre të kontrolluara, ne Sirin veriore, kundër territoreve turke.
Sipas burimeve ushtarake, forcat turke u përgjigjën në mënyrë të ngjashme me të shtënat në kuadrin e të drejtës së tyre për vetëmbrojtje./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?