Zinedine Zidane beson që fitorja 1 me 0 e Real Madridit ndaj Leganes në Kupë të Mbretit ishte fillimi i rikthimit të besimit të tyre.
Real Madridi ka pasur probleme këtë sezon në La Liga dhe aktualisht qëndron në pozitën e katërt në tabelë me 19 pikë prapa liderit të tabelës – Barcelonës, pas disfatës së fundit në vikend 1 me 0 ndaj Villarrealit, transmeton portali arbresh.info.
Por, Real Madridi i është përgjigjur zhgënjimit duke siguruar fitoren e dytë të tyre brenda këtij viti përmes golit të realizuar vonë nga Marco Asensio në ndeshjen e parë të çerekfinales.
“Ky është një sezon i gjatë, ne duhet t’i rikthehemi fitoreve dhe të mos pranojmë më [disfata]”, ka thënë Zidane. “Ne nuk mund të themi se kemi luajtur një ndeshje të mrekullueshme por ne kemi arritur një rezultat të rëndësishëm në një raund eliminues”
“Shpresojmë që mund të rikthehemi në normalitet, duke shënuar dhe duke mos pranuar”
“Ne kemi luajtur një ndeshje serioze dhe rezultati është shumë i mirë për ne. Është e vërtetë që kjo ka ndikuar për të gjetur lojën normale, por në pjesën e dytë ne ishim më të mirë dhe shënuam”
“Më pëlqeu goli dhe ne u mbrojtëm mirë, aty kishte shumë balancë”
Asensio realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 89′ pas asistimit nga Theo Hernandez./arbresh.info/
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...