Shqipëria, Kosova dhe Polonia janë të vetmet vende që mbështesin Presidentin Donald Trump në Europë. Kjo të paktën sipas një sondazhi të Gallup, mbi mbështetjen e Presidentit Trump në vende të ndryshme të Botës.
Refereuar sondazhit më të fundit të Gallup, në Kosovë dhe Shqipëri mbështetja për Presidentin amerikan për punën e tij në vitin e parë në krye të Shtëpisë së Bardhë është në kuotat e 75 dhe 72 %.
“Nuk është e pazakontë që shqiptarët të jenë në krye të kësaj liste; zakonisht nga ta jepen vlerësime shumë të larta për udhëheqjen amerikane”, shkruhet në raport.
Ndërkohë referuar vendeve të tjera të Rajonit, mbështetja për Trump ka një diferencë të dukshme krahasuar me Kosovën dhe Shqipërinë. Në maqedoni mbështetja është në kuotën e 45 %, në Rumani 41 %, në Bosnje dhe Bullgari 28 %, ndërsa në Kroaci mbështetja është në kuotën e 24 %.
Në vendin e fundit renditet Serbia me vetëm 16 %./opinion/
Moti në Shqipëri me diell, temperaturat do të jenë në rritje
Dy yjet e Man Utd kanë vendosur përfundimisht që të largohen...
SBASHK sot dorëzon nënshkrimet për projektligjin për skema p...
Kuvendi Komunal i Prishtinës sot mban mbledhje të jashtëzako...
Pacolli përfundon takimet në New York: Një javë intenzive me...
Kryesia e Kuvendit sot mban mbledhje