Google ADS

Thaçi dënon gjuhën e përdorur ndaj Delawie

22:37 | 18 Janar 2018
M. A.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se Kosova është shtet demokratik, ku liria e shprehjes sipas tij, nuk duhet të degradojë në fyerje, veçanërisht ndaj ambasadorit të SHBA-së.

Ai këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook.

“Republika e Kosovës është shtet demokratik, ku liria e shprehjes është e garantuar me kushtetutë. Shprehja e mendimit të lirë nuk duhet të keqpërdoret dhe të degradojë në fyerje, aq më tepër ndaj ambasadorit të shtetit, me të cilin kemi miqësi të përjetshme”, ka shkruar Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme