Momenti i mrekullueshëm kur Papa ndalet dhe ndihmon policen e rrëzuar nga kali

21:47 | 18 Janar 2018
Trina Galanxhi

Ky është një moment aq sa i pabesueshëm, poaq edhe i mrekullueshëm, pasi Papa Françesku ndaloi makinën e tij dhe shkoi afër polices që ishte rrëzuar nga kali.

Ngjarja ka ndodhur në Iquique, Kili, shkruan “Daily Mail”, transmeton portali arbresh.info

Kali i cili u nis dhunshëm, lëvizi pa mëshirë kur automjeti i Atit të Shenjtë u afrua dhe kur oficerja u rrëzua.

Ati i Shenjtë ka qëndruar pranë polices deri në momentin kur u shfaq ambulance.

Vatikani tha se gruaja ishte e ndërgjegjshme dhe kishte marrë disa fjalë ngushëllimi nga Ati i Shenjtë.

Papa Françesku ka shkruar historinë gjatë ditës së sotme, pasi ka bekuar me martesë dy persona në aeroplan./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme