Trupi më i lartë i sigurisë në Turqi ka rekomanduar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për herë të gjashtë që nga grush shteti i dështuar i vitit 2016.
Gjendja e jashtëzakonshme duhet të zgjatet edhe për tre muaj të tjerë, tha një deklaratë pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare (MGK) në Ankara, i kryesuar nga Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, transmeton portali arbresh.info
Parlamenti duhet të miratojë shtyrjen, megjithatë kjo tanimë shihet vetëm si formalitet.
Gjendja emergjente hyri në fuqi me 20 korrik 2016, vetëm pesë ditë pas përpjekjes për grusht shtet.
Turqia ka akuzuar kleriun me bazë në SHBA, Fetullah Gulen për iniciativën për grusht shtet, megjithatë ai ka mohuar të gjitha akuzat.
Që nga përpjekja për grusht shtet mbi 55 mijë njerëz janë arrestuar, ndërsa më shumë se 140 mijë punonjës të sektorit publik janë suspenduar, përfshirë edhe akademikë dhe prokurorë./arbresh.info/
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...