Vëllaznimi i Gjakovës me super-transfer

19:06 | 18 Janar 2018
Arbresh.info

Vëllaznimi i Gjakovës ka bërë një transfer-bombë në afatin kalimtar të janarit, përcjellë arbresh.info. 

Lajmi konfirmohet nga klubi i Vëllaznimit. 

Kryetari Agim Cana ka arritur marrëveshje me Besnik Krasniqin i cili së fundmi ishte pjesë e KF LLapit. Besnik Krasniqi ka vendosur që sezonin pranveror t’i mbrojë ngjyrat kuqezi të klubit gjakovar, thuhet në njoftimin e klubit.

Kryetrajneri Arsim Gojani me ndihmësit e tij Haxhi Kurhaskun dhe Veton Dolin  kanë filluar të përgatiten për sezonin pranveror në mënyrën më të mirë të mundur. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme