Dafina pjesë e videoklipit të reperit të njohur botëror

20:17 | 18 Janar 2018
Arbresh.info

Këngëtarja, Dafina Zeqiri është duke pasur shumë suksese në skenën muzikore.

Ajo tani është fokusuar në karrierën e saj në botë, shkruan arbresh.info. Por Dafina siç duket përpos muzikës ka filluar të jetë pjesë edhe e videoklipeve.

Reperi me famë botërore French Montana ka publikuar këngën e tij më të re “Famous”, ku pjesë e këtij videoklipi është edhe këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Dafina, duke publikuar një fotografi në Instastory.

“Faleminderit që më lejove të bëhem pjesë e këtij projekti të mrekullueshëm”, ka shkruar Dafina mbi fotografinë./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme