Reagimi i LDK-së për fyerjet e Nasim Haradinajt ndaj Delawies

18:59 | 18 Janar 2018
M. A.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj fyerjes që Nasim Haradinaj i ka bërë ambasadorit Delawie duke e quajtur palaço. Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se kjo është e papranueshme dhe se duhet të ruhet miqësia me SHBA-në.

“Deklaratat e kohëve të fundit,si ajo për gjoja përkrahjen e disa Deputetëve( të LDK-së për shfuqizimin e Gjykatës Speciale) është vazhdim i shpifjeve dhe të pavërtetave.

E kulmi i turpit është fyerja e sotme që i bëhet Ambasadorit Amerikan Delawie.

Fyerja ndaj tij është fyerje ndaj Shtetit dhe qytetarëve Amerikan.

Kjo është e papranueshme për LDK-në dhe anëtarësinë tonë,ne distancohemi fuqishëm.

Kjo është e turpshme,e papranueshme për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës.

Miqësia me popullin dhe shtetin Amerikan do të jetë e përhershme,i pëlqeu apo jo individëve të papërgjegjshëm” thuhet në reagim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme