Sot ka ndërruar jetë Kryetari i Këshillit Nacional të Bujanovcit, Jonuz Musliu.
E në lidhjen me vdekjen e tij ka shprehur ngushëllimet edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shkruan arbresh.info.
Veseli përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Musliu ka qenë një ndër veprimtarët e hershëm dhe ka dhënë një kontribut të madh për popullin shqiptar.
Ky është postimi i plotë i Veselit:
“Me keqardhje të madhe mora lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të një prej miqve dhe bashkëluftëtarëve të mi, Jonuz Musliut. Jonuzi ka qenë një ndër veprimtarët më të hershëm dhe më kontribues në përpjekjet e popullit tonë për liri e barazi dhe gjithë jetën ai ia ka dedikuar kauzës kombëtare. Ikja e tij e parakohshme jo vetëm që pikëllon familjarët, miqtë e bashkëpunëtorët e tij por edhe lë një boshllëk të madh në sferën politike të bashkëkombëseve tanë në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Veseli.
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...
Ancelotti për Asencion: Jam i lumtur me të, do të jetë i mir...