Trump ka ndryshuar qëndrim për ndërtimin e murit me Meksikën?

16:34 | 18 Janar 2018
Arbresh.info

Donald Trump ka mohuar të ketë ndryshuar qëndrimet e tij për ndërtimin e murit, pasi këshilltari i tij kryesor tha se presidenti ishte i “painformuar” kur e bëri premtimin.

Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë John Kelly tha për Fox News se opinionet  e presidentit kanë evoluar që nga premtimi që e bëri në fushatë për murin SHBA-Meksikë, transmeton portali arbresh.info

“Fushata është shumë e ndryshme nga qeverisja,” tha zoti Kelly të mërkurën.

Orë më vonë, presidenti shkroi për të thënë se Meksika do të paguante “mjete direkte apo indirekte”.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/953948941674078208?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-us-canada-42724380

Mediat amerikane raportojnë se shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë u tha të mërkurën anëtarëve të Grupit të Kongresit hispanik se SHBA-të nuk do të ndërtonin kurrë një mur përgjatë gjithë kufirit të saj jugor.

Kelly thuhet gjithashtu se Meksika kurrë nuk do të paguajë për strukturën, siç ka premtuar në mënyrë të përsëritur zoti Trump./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme