Hulumtuesit britanik kanë shikuar të dhënat e afro 200 mijë personave të vetmuar, dhe kanë zbuluar se 29 për qind e tyre kanë sëmundje të zemrës, ndërsa 30 për qind e tyre kanë pësuar sulm në zemër.
Sipas kësaj, është kërkuar një intervenim i shpejtë, për të ndihmuar ‘epideminë e qetë’, që është duke i mbytur shumë njerëz, që jetojnë të izoluar dhe pas askënd afër.
Sipas pjesës më të madhe të studimit, është gjetur se izolimi social është i ngjashëm me dëmet që i shkakton ankthi, apo stresi që krijohet nga puna, transmeton Telegrafi.
Më herët, ekspertët kanë kërkuar që të bëhet më shumë kundër vetmisë, sepse ndikon në shëndet dhe në mirëqenien, por tani po konsiderohet si afati i fundit, sepse faktet flasin për një problem serioz.
“Kemi gjetur se njerëzit që kanë lidhje të dobëta sociale, e kanë gjendjen e zemrës, pothuajse të njëjtë me ata që kanë përjetuar infarkt. Në të shumtën e rasteve, njerëzit e izoluar kanë simptoma në zemër, njëjtë sikurse ata që përjetojnë ankthe apo të stres të madh” thuhet në hulumtimin e bërë nga Universiteti i Newcastle dhe ai i Liverpulit.
“Shoqëria angazhohet shumë për njerëzit me mbipeshë, apo ata që kanë probleme me mungesë të lëvizjes, por nuk e kthen kokën nga personat e vetmuar. Kjo është një epidemi që po zgjerohet, ndërsa ka pasoja fatale” thuhet më tej rreth këtij studimi. /Telegrafi
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...