Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme ju njoftojnë se organet kompetente dhe përgjegjëse për zhvillimin e procedurës penale në Republikën së Kosovës, janë duke punuar intenzivisht për zbardhjen e rrethanave të aktit të vrasjes së politikanit dhe shtetasit nga Kosova Oliver Ivanoviq.
Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme edhe njëherë ritheksojnëse akti i vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, është
absolutisht i papranueshëm dhe i pa tolerueshëm, prandaj akte të tilla meritojnë një përgjigjeje të menjëhershme.
Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, ka pranuar përmes kanaleve zyrtare të komunikimit, një kërkesë nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Serbisë, për ndihmë juridike të ndërsjellë për rastin “Ivanović”, të cilës i është bashkëngjitur kërkesa e Prokurorisë për Krim të Organizuar të Republikës së Serbisë, në bazë të së cilës kërkohet ndihmë juridike nga Republika e Kosovës sipas procedurave të theksuara në marrëveshjen dypalëshe në fuqi.
Kërkesa ekskluzivisht ndërlidhet me mundësinë e ofrimit të kopjes së dëshmive eventuale, të dhënave dhe njoftimeve të tjera, të cilat i posedojnë apo mund t’i
posedojnë organet prokuroriale dhe policore të Republikës së Kosovës, përkitazi me këtë rast.
Ministria e Drejtësisë është e hapur për bashkëpunim të ndërsjellët juridik dhe mirëpret gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Serbisë për të ofruar ndihmë juridike përmes shkëmbimit të informatave që mund të kontribuojë në zgjidhjen sa më të shpejtë të rastit, njëherit duke mos cenuar në asnjë rrethanë zhvillimet e procedurës hetimore dhe duke siguruar pacenueshmërinë e juridiksionit të Republikës së Kosovës në zhvillimin e hetimeve për rastin në fjalë.
Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se ka vënë në lëvizje të gjithë mekanizmat e saj dhe organet e zbatimit të ligjit, me qellim që procedura hetimore
të zhvillohet me efikasitet dhe se hetimet janë duke u zhvilluar në parametra të mirëfilltë. Policia e Kosovës ka identifikuar elemente që mundësojnë zhvillim cilësor të hetimeve përkitazi me rastin në fjalë.
Institucionet dhe organet e sundimit të rendit dhe ligjit, posedojnë të gjitha kapacitetet e nevojshme për të hetuar këtë rast dhe janë jashtëzakonisht të
përkushtuara që kryerësit e këtij akti kriminal të dalin sa më parë para drejtësisë./Arbresh.info
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...