Google ADS

Punëtori i “Pastrimi” u rrah pse kërkoi t’i lirohej rruga që ta kryente punën

15:03 | 18 Janar 2018
L G

Paradite në rrugën “Muharrem Çami” në Prishtinë është sulmuar, punëtori i kompanisë “Pastrimi” Adem Hyseni.

Zëdhënësja e “Pastrimit”, Arbnore Ademi, ka thënë se ai është rrahur nga disa persona për arsye banale.

“Punëtori i kompanisë tonë, Adem Hyseni, është rrahur nga disa persona vetëm pse ky u ka kërkuar që ta lëshojnë rrugën, që kampioni i kompanisë të kenë qasje të kontejnerët për të marrë mbeturinat”.

“Fatmirësisht ai nuk ka pësuar lëndime të rënda trupore”.

“Njëri prej kolegëve të tij që ka qenë në kryerje të shërbimit ka arrit të marrë numrin e targave të makinës së sulmuesve dhe për rastin është lajmëruar edhe policia”, ka thënë Ademi përmes telefonit për klankosova.tv.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme