Google ADS

Tifozët e Real Madridit kërkojnë shitjen e Cristiano Ronaldos

15:10 | 18 Janar 2018
Arbresh Info

Ylli portugez ka pasur vështirësi të shumta këtë sezon dhe duket që tifozët e ‘Los Blancos’ janë duke kërkuar largimin e tij.

Tifozët e kampionit të Evropës dhe Spanjës, Real Madridit tashmë është e qartë se është vështirë për t’i kënaqur, transmeton portali arbresh.info.  Por, në rast se kemi menduar që fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë – Cristiano Ronaldo, njeriu që i siguroi trofeun e Ligës së Kampionëve dhe titullin në La Liga sezonin e kaluar, është imun ndaj kritikave atëherë e keni plotësisht gabim.

Ronaldo ka pasur probleme të shumta këtë sezon dhe vet gjiganti madrilen ka pasur një rënie të madhe në tabelën e La Ligas, ku qëndrojnë 19 pikë prapa rivalit të përbetuar në pozitën e parë – Barcelonës.

Hera e fundit që 32-vjeçari realizoi gol ishte më 16 dhjetor në ndeshjen për Kupë të Botës për Klube ndërkohë që ishte pjesë edhe skuadrës së ‘Los Blancos’ në disfatën e thellë 3 me 0 të pësuar ndaj Barcelonës në Bernabeu.

Gazeta spanjolle ‘AS’ ka publikuar së fundmi rezultatin e një sondazhi të tyre ‘online’ përmes të cilit i kanë pyetur tifozët e Real Madridi nëse dëshirojnë që ylli i tyre të qëndrojë në klub.

67.5 për qind nga 125 mijë njerëzit që morën pjesë në këtë sondazh kanë kërkuar që ‘Los Blancos’ të ndajnë rrugët me legjendën portugeze.

Gjatë muajve të fundit e ardhmja e Ronaldos ka qenë shpesh subjekt i spekulimeve të cilat thonë se nuk është i kënaqur në Spanjë.

Portugezi është thënë se mund t’i shitet Paris Saint Germainit si pjesë e marrëveshjen për blerjen e brazilianit Neymar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme