Këshilltari nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Gashi, u zgjodh kryesues i Kuvendit të Komunës së Podujevës në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Kuvendi i Komunës së Podujevës, ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme, ku në rend dite ishte dhënia e betimit të një këshilltareje komunale dhe zgjedhja kryesuesit të Kuvendit të Komunës.
Në mbledhjen, që u kryesua nga këshilltari më i vjetër, Mehmet Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas miratimit rendit të ditës, këshilltarja Donjeta Jakupi nga Partia Demokratike e Kosovës, që mungoi në mbledhjen konstituive, e dha betimin solemn.
Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit, pati vetëm një kandidat të propozuar për këtë pozitë.
“Në emër të grupit të këshilltarëve të LDK-së, Avni Fetahu propozoi këshilltarin Fatmir Gashi për kryesues të Kuvendit. Ndërsa, përfaqësuesit e grupeve të këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Bajram Ajeti, dhe ai Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Rudari, thanë se këshilltarët e këtyre dy subjekteve politike do të bojkotojnë procesin e votimit për zgjedhjen e kryesuesit”, thuhet në njoftim të komunës së Podujevës.
Në procesin e votimit morën pjesë 18 këshilltarë komunalë, nga 35 sa numëron Kuvendi i Komunës.
Pas numërimit të votave, komisioni për mbikëqyrjen e procesit të votimit shpalli rezultatin, sipas të cilit Fatmir Gashi ka fituar 18 vota dhe është zgjedhur Kryesues i Kuvendit të Podujevës.
Kryesuesi i porsazgjedhur, Fatmir Gashi premtoi se do ta ruajnë frymën e mirë dhe demokratike të punës dhe bashkëpunimit, siç ka ndodhur në vazhdimësi në Kuvendin Komunal të Podujevës.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...