Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur sot për Gjykatën Speciale, dialogun Kosovë-Serbi dhe kërkesën e Serbisë për përfshirje në hetime në rastin e Oliver Ivanoviqit.
Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se Kosova është e interesuar të zbardhë çdo dyshim të së kaluarës, duke iu referuar Gjykatës Speciale, raporton Indeksonline.
“Deri tani e kemi bërë me nderin më të madh në të gjitha instancat. Kosova do të jetë e gatshme për të zbardh të vërtetën për luftën e lavdishme të UÇK-së”, tha Haradinaj.
Ai ka folur edhe për pohimet se Serbia ka kërkuar përfshirjen në hetime në rastin e Oliver Ivanoviqit.
“Juridiksionin për hetime në Kosovë e ka Kosova. EULEX-i dhe UNMIK-u nuk kanë kompetencë të japin autorizime të tilla. Të vetmit ata që kanë kompetencë të japin autorizime të tilla janë institucionet e Kosovës”, tha Haradinaj, duke shtuar se një kërkesë e tillë nuk iu është dorëzuar institucioneve të vendit.
Ai theksoi se ajo çfarë është kërkuar është shkëmbim informatash, e që për këtë janë pro edhe institucionet e Kosovës pasi rasti Ivanoviq ndërlidhet edhe me njerëz dhe akter që nuk janë vetëm në Kosovë.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se Qeveria e re e Kosovës ka identifikuar gjendjen lidhur me marrëveshjet e arritura.
Sipas tij, shumica e marrëveshjes janë në interes të qytetarëve të vendit, si ajo për energjinë por që nuk po zbatohet.
“Nuk shkojmë në dialog për me zgjat jetën dialogut. Po këtë e mendojmë si fazë finale para dialogut final që ka të bëjë me njohjen e Kosovës”, tha ai, duke shtuar se kanë kërkuar para BE-së që të kalohet në fazën finale të marrjes së njohjes për Kosovën.
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...