Pavarësisht që të gjithë kënaqemi duke i lexuar poetët e jashtëzakonshëm si Lasgushi, Mekuli, e Gjerqeku, është me vend të thuhet se Letërsia shqipe është e sigurt në duart e poetëve të rinj, shkruan arbresh.info.
Një nga poetet e reja është edhe Fjolla Gashi.
Ajo ka kryer studimet në Fakultetin e Filologjisë në degën e Letërsisë shqipe duke u klasifikuar në radhët e më të mirëve.
Poetja tashme ka një vëllim poeti me titullin “Rruga e jetës”
Këto janë ca poezi të reja të saj
Kur të vish…
Është një vend ku shkrihet bora
Ku dielli ardhjen paralajmëron
Për ata sytë që s’i vrau koha
Ky shpirt pret e nuk harron.
Më janë mbushur sytë me kujtime
Në buzë është ngjitur fjala mall
Më kujtohen veç zhgënjime e harrime
Për t’renditur pytjen: pse vallë?
E n’mes dhimbjesh jehojnë shumë fjalë
Në të gjitha kujtimet po vdes një i gjallë
Që s’mbajti premtimin, s’doli në fjalë
Ka thanë vij, e nuk ka ardhë!
Veç mbramë
Mbramë tanë natën n’andërr t’kam pa
Kishe ardhë dashnisë me i pru selam
Mbarë e mbrapshtë e ke qëndisë
Veç mem thanë, mall po kam.
S’ta besoj atë mallin tand
S’ta besoj edhe pikë
Se kur m’u desh nji copë ngushëllim
Ke marrë plaçkat e ke ikë.
E tash njerëzia po kujtojnë
Se po t’pres me u kthy
Po kujtojnë e s’po besojnë
Se njimend e kam kry me ty.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...