Mesazhi prekës nga Ronaldinho pas pensionimit

12:48 | 18 Janar 2018
Arbresh Info

“Ju jeni duke buzëqeshur sepse futbolli është kënaqësi. Pse duhet të jeni serioz? Qëllimi juaj është për të shpërndarë lumturi. Do e them sërish – kreativiteti është mbi llogaritjet”, ka thënë Ronaldinho në një letër drejtuar vetës kur ishte i ri.

Njëri nga futbollistët më të mirë në histori njoftoi për pensionimin e tij në fillim të javës dhe bota e futbollit nderoi njeriun që i bëri ata gjithmonë të buzëqeshë, transmeton portali arbresh.info.

Ronaldinho ishte me të vërtetë kënaqësi për tu shikuar. Askush nuk do të jetë në gjendje të përsëris atë që bëri ai në krye të formës së tij. Ai ishte një forcë e pandalshme që mbrojtësit i kishin frikë dhe bashkëlojtarët e duan.

Ai ka postuar tani një mesazh emocionues duke konfirmuar pensionimin e tij:

Faleminderit Zoti im për jetën që më keni dhënë, familjen, shokët dhe profesionin tim të parë. Pas thuajse tri dekadave të dedikuara futbollit, unë i them lamtumirë ëndrrës time më të madhe.

E kam bërë atë që kam dashur më së shumti profesionalisht për 20 vite dhe 10 si stërvitje. E kam përjetuar intensivisht këtë ëndërr si fëmijë, çdo  moment, udhëtim, fitore, disfatë, himn ndërkombëtar, ecje në tunel, dhomë të zhveshjes, hyrje në fushë, atlete të përdorura, topat mirë dhe të këqij, trofe që kam fituar, yjet me të cilët kam luajtur, ata që më kanë admiruar dhe me ata që kam luajtur në fushë, por i admirojë deri sot! Sidoqoftë, gjithçka ishte e mrekullueshme.

Babai im dhe familja ime më kanë mbështetur shumë për të arritur këtu, ishte një punë ekipore. Ne kemi arritur në fund të fazës së parë me një storie të bukur për të treguar.

Ju më njihmi mua dhe ju jeni mirë të informuar që jam i turpshëm dhe nuk e kam shprehi të flas shumë, por duhet t’i falënderojë nga zemra, nga një shpirt i pastër, për atë që kam bërë, atë që dua dhe për ndihmën e të gjithëve, trajneri, gjithë komuniteteve, liderëve, shoferëve të autobusëve, gjyqtareve dhe shtypit. Faleminderit, ne e kemi ndërtuar këtë storie së bashku, pa ju asgjë nuk do të ishte e mundur.

Në muajin mars ne do publikojmë një njoftim se si do të jetë lamtumirë dhe hapat e ardhshëm. Për tani, ky është falënderimi im. Fraza e fundit “gracia vieja” që ishit burimi i inspirimit tim për aq gjatë. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe dashurinë. Një përqafim i fortë, jam shumë i lumtur që kam bërë këtë lloje jete sportive dhe me këtë profesion.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme