Arrestohet Xhafa, ja për çfarë akuzohet

13:27 | 18 Janar 2018
Arbresh.info

Policia e Fierit ka vënë në pranga ditën e sotme një 41-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Siç bëhet e ditur, në pranga është vënë Luftar Xhafa, 41 vjeç, të cilin gjykata e ka dënuar me 4 vjet e 10 muaj burg.

“Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve i dënuar me 4 vjet e 10 muaj burg.

Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u ekzekutua urdhëri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për ndalimin e shtetasit:

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi me vendimin e datës 28.06.2017, Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 4 vjet e 10 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.”, -thuhet në njoftimin e policisë. /GazetaExpress/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme