Të dielën hapet Akadamia Verore Evropiane e Muzikës në Prishtinë

21:25 | 16 Korrik 2015
Arbresh.info

Edhe këtë vit, sikur çdo vit tjetër, organizohet Akademia Verore Evropiane e Muzikës në Prishtinë, e cila këtë vit mendohet se do të jetë më e madhe. Hapja e kësaj akademie do të bëhet të dielën, me 19 korrik, ndërsa do të përfundojë më 30 korrik.

Këtë vit pjesëmarrës do të jenë mbi 170 studentë, nga vende të ndryshme të rajonit, të cilët do të udhëhiqen nga 19 profesorë, të cilët vijnë nga vende të ndryshme evropiane. Këtë vit, kjo akademi është financuar kryesisht nga Ambasada e Luksemburgut dhe Ambasada e Gjermanisë. Këtë vit, ESMA feston katër vjetorin e themelimit të saj.

Me këtë rast, ambasadorii  Luksembugut, Pierre Weber, tha se ndihen krenar që sivjet ESMA ka organizuar edicion më të madh, sesa viteve të tjera.

Ndërsa, përfaqësuesja e ambasadës gjermane, Milena Tutsch, tha se ky organizim ka filluar që në vitin 2012 dhe iniciatore ka qenë ambasada çeke. Ajo po ashtu tha se ky është projekt, në të cilin bashkëpunojnë studentë nga vende të ndryshme.

Ndërkaq, drejtori i DAM Festivalit, Dardan Selimaj, tha se këtë vit projekti është rritur dhe është më ambicioz.

Hapja solemne e këtij evenimenti do të bëhet të dielën, në ora 16, në Sallën e Kuqe. Ndërkaq, njëri prej koncerteve është planifikuar që të mbahet në Gjakovë, në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”./kp/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme