Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga Avni Arifi, dhe në përbërje të Meliza Haradinaj-Stublla, këshilltare politike e Kryeministrit, Alban Dermaku, këshilltar politik i Kryeministrit, Ardian Arifaj, këshilltar politik i Presidentit dhe Blerand Stavileci, shef i stafit ë Kryeparlamentarit si dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, kanë zhvilluar vetëm një takim njoftues e përgatitor më shumë se tre orësh me zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian përfshirë Thomas Busch, Desku për Kosovë në divizionin për Ballkanin Perëndimor / Këshilltar i Lartë për Dialogun Beograd-Prishtinë në Shërbimin e Jashtëm të BE-së, z. Kilian Wahl, Këshilltar Politik për Implementimin e Dialogut nga Zyra e BE-së në Kosovë si dhe Anna Maria Eleni, kryesuese e Grupit Punues për Rajonin e Ballkanit Perëndimor (COWEB).
Në këtë takim është diskutuar për formën, modalitetet, strukturën teknike të dialogimit në të kaluarën dhe për të ardhmen, si dhe trajtimin e statusit aktual të marrëveshjeve të arritura.
Takimet me palën serbe të cilat ishin paraparë të mbahen me datë 16, 17, dhe 18 janar, sipas agjendës së kornizuar nga Bashkimi Evropian do të duhej të trajtonin temat dhe nivelin e zbatueshmërisë dhe jo-zbatueshmërisë së marrëveshjeve të arritura gjatë procesit të dialogut e që përfshijnë: lirinë e lëvizjës, bashkëpunimin rajonal, menaxhimin e integruar të kufirit, asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, revitalizimin e urës në Mitrovicë, Drejtësinë dhe Energjinë. Këto takime nuk u zhvilluan pas njoftimit dhe kerkesës së përfaqësuesve të BE-së, me arsyetimin se pala serbe pas ngjarjes në veri të Mitrovicës, është tërhequr nga tavolina e dialogimit dhe është rikthyer në Beograd.
Delegacioni i Kosovës, me sugjerimin e përfaqësueseve të BE-së, ka pritur gjithë ditën e martë, 16 janar, deri në orët e pasditës për konfirmimin zyrtar nga pala e BE-së për mundësinë e vazhdimit të dialogut të paralajmëruar, por përfundimisht pala serbe ka konfirmuar se nuk do të rikthehet në dialog.
Delegacioni i Kosovës është kthyer në Prishtinë ditën e mërkurë, më datë 17 janar 2018.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës, kanë treguar dhe dëshmuar përkushtimin e tyre për zhvillimin e dialogut për temat për të cilat është thirrë ai.
Dialogu është paalternativë dhe si i tillë duhet të kontribuojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve nga të dyja anët e kufirit, në përmbylljen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe me përfundimin e shpejtë të këtij procesi, i cili duhet të rezultojë me marrëveshje gjithëpërfshirësë, që çon drejt njohjes ndërmjet dy shteteve./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?