Zyrtare: Gerard Pique rinovon kontratën te Barcelona

11:23 | 18 Janar 2018
Arbresh Info

Gerard Pique ka rinovuar kontratën e tij te Barcelona duke vazhduar qëndrimin në klub deri më 30 qershor të vitit 2022.

Barcelona dhe Pique kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës për të vazhduar qëndrimin në klub edhe për katër vite e gjysmë, shkruan portali arbresh.info. Pique, i cili është një produkt i akademisë La Masia të Barcelonës, do të jetë pjesë e gjigantit katalunas deri në fund të këtij sezoni dhe në katër vitet e ardhshme.

Lideri i La Ligas i ka vendosur një klauzolë madhështore të blerjes prej 500 milionë euro.

Mbrojtësi iu bashkua Barcelonës në vitin 1997 në moshën 10 vjeçare.  Me rikthimin në Camp Nou pas kohës së shpenzuar te Manchester United, ai ka arritur të bëhet një figurë kyçe e momenteve më të mira të Barcelonës deri tani.

Pique ka bërë 421 paraqitje te Barcelona dhe ka shënuar 37 gola. Këtë sezon ai është njëri nga lojtarët e shfrytëzuar më së shumti nga Ernesto Valverde me 25 paraqitje dhe dy gola nën emrin e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme