Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se do të përmbyset sistemi i korrupsionit dhe parazitizmit në zyrat e hipotekës.
“Të gjithë jeni në provë dhe provën nuk e keni me partinë, por me qytetarët që vijnë në dyert e hipotekave”, tha kreu i qeverisë, raporton Top Channel.
“Lufta me ryshfetin vazhdon çdo ditë. Ka ende skepticizëm dhe mosbesim se platforma e bashkëqeverisjes funksionon, por janë shumë drejtues që sot janë në procese penale si pasojë e kësaj platforme. Çdo drejtor do të mbajë përgjegjësi për ankesat e qytetarëve”, shtoi Rama./ TCH/
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...