Arsene Wenger beson që Arsenali nuk do ta transferoj brenda këtij muaji anësorin e Bordeauxit, Malcom.
“Topçinjtë” ishin të interesuar për të arritur një marrëveshje me yllin brazilian, por klubi në Liga 1 insistoi këtë javë se nuk është shtruar ndonjë ofertë për lojtarin, transmeton portali arbresh.info.
Raporte të ndryshme gjithashtu pretendojnë që Malcom ka refuzuar një kontratë që i është ofruar nga Arsenali.
“Nuk mendoj se ne jemi afër për të bërë atë”, ka thënë Wenger në konferencën e sotme (e enjte) për shtyp kur është pyetur rreth përpjekjeve të Arsenalit për të nënshkruar me 20-vjeçarin.
I pyetur nëse Malcom mund t’i bashkohet atyre para se të mbyllet merkato e muajit janar, Wenger u përgjigj:
“Nuk mendoj kështu, jo”
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...