Pak ditë më parë mediat rozë publikuan një intervistë të mamasë së Selena Gomes, e cila deklaroi se marrëdhënia e saj me të bijën është mjaft e mirë, pavarësisht bindjes së saj se Justin nuk është personi i duhur për të.
Mamaja e këngëtares, Mandy Teefey, gjatë intervistës u shpreh se nuk ka ndërhyrë në vendimet e vajzës së saj përsa i përket rikthimit me Justin Bieber, pasi siç theksoi ajo Selena është vajzë e rritur dhe e lirë për të vendosur vetë.
Por Mandy Teefey duket se përveç lidhjes me Justin, nuk është dakort edhe për një tjetër vendim të këngëtares përsa i përket fushës së saj profesionale dhe pjesëmarrjes së të bijës në filmin “Një ditë me shi në New York”.
Komentin e saj nëna e Selenës e ka bërë me dije gjatë një replike me një fans të së bijës në Instagram, ku ka shkruar: “Askush nuk mund të bëjë një gjë që Selena nuk e dëshiron, kam bërë një bisedë me të për të mos marrë pjesë në këtë film. Por askush nuk e kontrollon atë, Selena i merr vetë vendimet e saj”./topchannel/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...