Edhe pse në fillim të viteve ‘800 buzëkuqi konsiderohej një produkt që përdorej nga prostitutat dhe aktorët, përjashtim nuk bënte as shtresa e pasur.
Më pas, në 1880-ën do të krijohej buzëkuqi që ne njohim sot, i realizuar me tulin e grejpfrutit, gjalpit dhe dyllit. Në këtë kohë, gishti nuk drejtohet më nga buzëkuqi për arsye moraliste, por për përmbajtjen e elementëve të dyshimtë si mërkuri, arseniku apo plumbi. Aq larg shkon diskutimi, sa në vitin 1924, në Nju Jork, diskutohet bllokimi i tij.
Pavarësisht kësaj, 92 për qind e femrave kudo në botë e përdorin atë. Madje, ai është njëkohësisht produkti më i vjedhur në dyqanet kozmetike.
Sipas revistës së njohur Glamour, gjatë jetës sonë femërore përdorim nga dy deri në katër kilogramë buzëkuq.
JA DISA GJERA QE DUHET TE DINI PËR BUZËKUQET
Sa herë që do të blesh një buzëkuq duhet ta provosh më parë atë. Nëse prova me testerin nuk të duket tepër higjienike, atëherë provoje buzëkuqin te pjesa e brendshme e pulsit të dorës, pasi aty lëkura ka ngjashmëri me atë të fytyrës. Një produkt i mirë njihet nga pigmenti. Produkti është i duhuri nëse me një ose dy kalime mbi kurrizin e dorës përfiton ngjyrë të thellë dhe uniformë. Nuk bën si produkt nëse ndodh e kundërta. Artistja e grimit Bobbi Brown këshillon të blini me siguri buzëkuqin që ju shkon edhe nëse nuk jeni e grimuar. Kjo është nuanca magjike, e cila i jep vlerë ngjyrës së lëkurës tuaj, shikimit dhe flokëve.
E NDALUAR
Buzëkuqi mbi dhëmbë nuk do të jetë asnjëherë diçka e bukur për t’u parë. Edhe pse një gjest jo shumë elegant ka një mënyrë se si të siguroheni që nuk keni buzëkuq mbi dhëmbë. Fusni në gojë gishtin tregues, rrudhni buzët rreth gishtit e më pas nxirreni atë ngadalë. Tepricat e buzëkuqit do të mbeten aty.
TRUKE TË ZANATIT
Artisti i grimit Kevyn Aucoin ka një teknikë të tijën në aplikimin e buzëkuqit. Vizatoni konturin e buzëve më një laps neutral. Kjo do të bëjë të përfitoni më pas një gojë më natyrale, jo me stil klouni. Aplikoni pas lapsit neutral buzëkuqin, qoftë ky me ngjyrë të ndezur. Hiqni pjesën e tepërt me një kartë-pecetë. Kaloni mbi buzë pak pudër fytyre. Riaplikoni buzëkuqin, e përsëri kaloni sipër kartë-pecetën. LIVING
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...