Pesë shqiptarë, djem të të njëjtit fis u arrestuan nga policia e Varesse në Itali, këtë të martë për trafik droge.
Ata mbaheshin nën vëzhgim prej kohësh, pasi shisnin me qindra doza droge në ditë, duke arritur të siguronin rreth 5 mijë euro brenda 24 orëve nga aktiviteti i tyre.
Shefi i policisë që u morr me operacionin, Maurizio Greco deklaroi se droga e sekuestruar ishte 70% e pastër, duke e cilësuar si një lëndë narkotike me një cilësi shumë të lartë.
“Klientët ishin të gjithë italianë dhe takoheshin me shpërndarësit në vende me shumë qarkullim për të mos rënë në sy. Në telefon nuk përmendin asnjëherë një vend të saktë, flisnin me kod dhe binin gjithmonë dakord në pazar”, deklaroi ai.
Hetimet për kapjen e tyre, nisën pasi një vit më parë, një shqiptar gjeti vdekjen prej mbidozës së drogës në një apartament në Varesse.
Nga kontaktet në telefonin e tij u identifikuan dhe të dyshuarit, M. L., 34 vjeç, M.O., 30 vjeç, M.A., 33 vjeç X.A., 27 vjeç dhe M.D., 24 vjeç, të cilët u arrestuan dy ditë më parë.
Të arrestuarit u komentuan nga policia italiane si të edukuar, të veshur mirë dhe gati për të dorëzuar “mallin” kudo që ta kërkonte puna.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?