Trendi i migrimit të të huajve në Zvicër, në veçanti i atyre nga vendet e BE-së dhe EFTA-s është në rënie. Siç tregon një statistikë e publkikuar të henën nga SEM (Sekretariati Shtetëror për Migracion) gjatë vitit 2017 ka pasur 20 për qind më pak se një vit më parë, qytetarë nga BE dhe EFTA që kanë ardhur për të jetuar në Zvicër.
Megjithëkëtë, numri më i madh i të huajve me qëndrim në Zvicër vazhdon të jetë ai i shtetasve gjermanë, italianë dhe portugezë. Pas tyre vijnë francezët ndërsa të parët nga një vend jashtë BE-së dhe të pestët në përgjithësi, janë kosovarët, shkruan albinfo.ch.
Siç e tregon edhe grafikoni i publikuar nga SEM, numri i shtetasve Kosovës me qëndrim në Zvicër në fund të vitit 2017 ka qenë 112.109 veta që përbëjnë 5.5% nga numri i gjithmbarshëm i të huajve në këtë vend. Këtu bëhet fjalë për shtetasit e Kosovës dhe nuk hyjnë as ata kosovarë që kanë marrë ndërkohë nënshtetësinë zvicerane dhe as ata që ende e kanë pasportën serbe.
Gjithsesi, këtu nuk llogariten shqiptarët sipas etnicitetit, pasi që një numër i konsiderueshëm i tyre janë shtetas të Maqedonisë, Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi, shkruan albinfo.ch. Për këtë arsye numri i përgjithshëm i shqiptarëve nuk është e mundur të nxirret. Mbeten në nivel të supozimeve shifrat që flasin për rreth 300 mijë shqiptarë që jetojnë në Zvicër.
Ndryshe, një vit më parë, numri i shtetasve të Kosovës në Zvicër ishte 111.496 persona, që i bie se gjatë vitit pasues ka pasur një rritje të vogël prej rreth 600 vetash. Përqindja që përbëjnë në popullatën e huaj mbetet e njëjtë: 5.5%
Radhitja e të huajve për nga numri, sipas përkatësisë së tyre shtetërore është si vijon: Në vendin e parë janë italianët, me 319.367 persona ose 15.6% në masën e të gjithë të huajve.
Në vendin e dytë vijnë gjermanët, që janë gjithsej 305.785 ose 14.9%, të pasuar nga portugezët, të cilët me 262.012 janë të tretët. Në vendin e katërt janë shtetasit e Francës, me 131.506 veta ose 6.4% të të huajve në përgjithësi.
Kosovarët, siç u tha tashmë, janë në vendin e pestë, shkruan albinfo.ch.
Pas tyre vijnë spanjollët që janë gjithsej 83.709 veta, të ndjekur nga turqit (67262), shtetasit e Maqedonisë (65.763, shumica dërmuese shqiptarë etnikë). Shtetasit e Serbisë, 63218 sish, vijnë në radhë menjëherë pas atyre të Maqedonisë./ albinfo.ch/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut