Google ADS

Serbi, arrestohen tre australianë të përfshirë në trafikim të drogës

01:11 | 18 Janar 2018
Trina Galanxhi

Policia serbe në mënyrë dramatike ka arrestuar tre australianë të dyshuar në krim të organizuar dhe trafikim të drogës.

Tre burrat e arrestuar me vete mbanin një çantë me kokainë në vlerë të 500 milionë dollarëve, shkruan “Daily Mail”, transmeton portali arbresh.info

Policia e armatosur i ka arrestuar të dyshuarit në korridorin e një hoteli në Beograd.

Pamjet dramatike të lëshuara nga policia serbe tregojnë një çantë të mbushur me vlera të ndryshme monetare, duke përfshirë edhe 600 mijë euro dhe 10 mijë dollarë australiane.

Autoritetet serbe e kanë kryer arrestimin në bashkëpunim me policinë australiane./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme