Google ADS

Aksident në Bulqizë, makina shkel 16 vjeçarin dhe largohet nga skena

23:36 | 17 Janar 2018
Arbresh.info

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Bulqizë- Shupenzë, ku i plagosur ka mbetur një adoleshent me inicialet M.L.

I riu 16 vjeçar është goditur nga një makinë, drejtuesi i të cilit ende nuk është identifikuar nga policia. Fatmirësisht për këmbësorin adoleshent përplasja nuk ka qenë vdekjeprurëse. I riu është duke u dërguar në spitalin e Tiranës për një mjekim më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë personi që ka kryer aksidentin është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me shpejtësi dhe nuk ka ndaluar për të asistuar të plagosurin./Gazeta Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme