Zgjimi në mes të natës është një realitet për një pjesë të madhe të njerëzve në botë.
Ndërprerja e vazhdueshme e gjumit sjell pasoja të rënda shëndetësore, sepse stresi ndikon në mosfunksionimin e sistemit imunitar, megjithatë kjo ndërprerje mund të frenohet nëse hiqni dorë nga disa zakone, transmeton portali arbresh.info
E para që duhet të bëni është që të hiqni dorë nga pirja e kafes në mbrëmje, sepse kafja konsiderohet si substancë stimuluese dhe që ka të bëjë më pagjumësinë.
Një tjetër faktor është edhe alkooli, i cili ka ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e gjumit. Megjithëse pija ndihmon për t’u çlodhur në fillim, veprimi i saj në trup nuk bën asgjë më shumë se të ç’rregullojë plotësisht funksionimin e organizmit.
Mbajtja e dritave ndezut para kohës së gjumit, ose përdorimi i paisjeve elektronike gjithashtu mund të ndikojë në nivelin e melatoninës, gjë që pengon cilësinë e gjumit gjatë natës.
Pavarësisht nga të gjithë këta faktorë, cilësia e dobët e dyshekut mund të jetë një tjetër aspekt që duhet të merret paarsysh./arbresh.info/
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion