Interi është i interesuar në sulmuesin e Liverpoolit, Daniel Sturridge.
Zikaltrit dëshirojnë të kompletojnë skuadrën gjatë janarit, por nuk mund të shpenzojnë shumë për shkak të Fair Playt Financiar.
Në këtë rast klubi italian është duke menduar huazim me të drejt blerje gjatë verës.
Përveç Mauro Icardit skuadra e Luciano Spalettit nuk ka ndonjë qendërsulmues tjetër dhe kështu anglezi do ishte një zëvendësues i denjë.
Sipas gazetarit anglez të afër me Liverpoolin, Paul Joyce, Interi ka shfaqur interesim për të finalizuar marrëveshjen sa më shpejt.
28-vjeçari nuk është i kënaqur me minutat në fushë nën urdhrat e Jurgen Klopp dhe kalimi te gjigantët e Serie A është ide e mirë edhe për atë.
Nuk përjashtohet edhe blerja e tij në janar, por vetëm nëse shiten Joao Mario ose Marcelo Brozovic. /Telegrafi/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua