Përurohet shkolla e re në Pantinë të Vushtrrisë

22:06 | 17 Janar 2018
Arbresh.info

Në fshatin Pantinë të Vushtrrisë sot është përuruar objekti i ri shkollor, që ka përkuar me Vitin e Skënderbeut dhe përvjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Ndërtimin e kësaj shkolle, kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri, e ka quajtur fat të madh për nxënësit dhe mësimdhënësit e fshatit Pantinë.

Ai ka thënë se Vushtrria, por edhe shteti i Kosovës mund të zhvillohet vetëm me edukim cilësor, për të cilën gjë tha se është edhe prioritet i Komunës.

“Arsimin do ta kemi prioritet kryesor, jo vetëm në përmirësimin e infrastrukturës por edhe në ngritjen e cilësisë dhe punës që bëhet në shkolla. Prandaj ju bëjë thirrje juve prindër që bisedoni me nxënës se çfarë dhe si po mësojnë fëmijët e tyre, dhe çfarëdo ankese që keni flisni me drejtuesit e shkollës, por edhe me Drejtorinë komunale të arsimit”, ka thënë kryetari Tahiri.

Nga ky përurim kryetari Xhafer Tahiri, ka paralajmëruar ndërtimin edhe të dy shkollave, njërën në Bequk e tjetrën në Stanoc të Epërm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme