Skuadra e Osmanlispor ka shënuar fitore prej 2-1 kundër Besiktasit në ndeshjen e vlefshme për të tetën e finales të Kupës së Turqisë.
Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa të tre golat u shënuan në fraksionin e dytë, edhe atë në minutat e fundit.
Të parët kaluan në epërsi mysafirët me golin e Mustafa Pektemek në minutën e 83-të. Mirëpo, reagimi i vendasve ishte i shpejtë, edhe atë përmes futbollistit shqiptar, Sokol Cikalleshi.
27-vjeçari e barazoi rezultatin vetëm pas tri minutash duke e pranuar topin në zonë dhe e mposhti portierin kundërshtar (86′), përcjell Telegrafi.
Dy minuta më pas u akordua penalti në favor të ekipit nikoqir dhe përgjegjësinë për ekzekutimin e njëmbëdhjetëmetërshit e mori sulmuesi shqiptar.
Cikalleshi realizoi një ‘Panenka’ shumë të bukur nga pika e bardhë për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij.
Megjithatë, në çerekfinale të Kupës së Turqisë u kualifikua Besiktasi me rezultat të përgjithshëm prej 5-3, duke qenë se në takimin e parë kishte fituar me rezultat 4-1. /Telegrafi/
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane Karbohidrate Kartotat dhe Barishtet Jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën