Google ADS

Momenti kur shpërthen meteoriti dhe shkakton tërmet

21:40 | 17 Janar 2018
Arbresh.info

Pamje të një meteoriti duke rënë nga qielli janë kapur nga një numër banorësh në Miçigan të martën në mbrëmje.

Një dritë e ndritshme, që besohet të jetë një top zjarr duke shpërthyer mbi Miçigan, është parë edhe në Çikago dhe madje në kufi me Kanadanë, transmeton portali arbresh.info

Shërbimi Gjeologjik Amerikan tha se një tërmet i shkallës 2.0 ka goditur zonën në kohën e njëjtë si meteoriti.

Kjo do të thoshte se përplasja në tokë e meteoritit e shkaktoi, por nuk ka konfirmim zyrtar ende.

Qindra njerëz kanë raportuar për ngjarjen e jashtëzakonshme astronomike, e disa njerëz e kanë xhiruar./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme