Këngëtarja Era Istrefi ka disa muaj që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri në treg.
I fundit ishte bashkëpunimi me French Montanën, gjersa pritet që së shpejti Era t’i futet punës për të sjell edhe projekte të reja në treg.
Istrefi ka qenë shumë e përfolur muajve të fundit në media, e kjo edhe për faktin se u nda nga ish-i dashuri i saj, Faton Shohi, njëherësh edhe ish-menaxher i saj.
E duket se pas kësaj ndarje, e cila sigurisht ka lënë gjurmët e veta në jetën private të tyre, Era e ka marrë veten.
Ajo madje në një fotografi të publikuar së fundmi në Instagram, shihet e transformuar tërësisht, teksa edhe në mbishkrimin e saj e bën të ditur se ajo tashmë është krejt tjetër.
” Zemër unë jam krejt tjetër” (sic.), ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë ku shfaqet mjaft e freskët dhe në top formë.
Mesa duket, mesazhi ka qenë i qartë, që tashmë Era ka një drejtim ndryshe. /Telegrafi/
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion