Google ADS

Prishtinën e viziton kryesia, një brazilian paraqitet në trening

19:56 | 17 Janar 2018
Arbresh.info

 FC Prishtina po i vazhdon përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit, shkruan zeri.info. 

Bardhekaltrit po ushtrojnë në Mazgit nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur shqiptar, Mirel Josa.

Ndërkohë, sot ekipi është vizituar nga kryesia e klubit, e cila i ka përcjellë nga afër ushtrimet.

Presidenti Remzi Ejupi me bashkëpunëtorët e tij, Afrim Muçiqi, Fatos Hoxha e Fikret Maqastena etj, ishin të pranishëm në stërvitjen e sotme.

Pas pak ditësh, kryeqytetasit do të transferohen në Turqi, ku do ta vazhdojnë fazën përgatitore.

Ata synojnë ta fitojnë titullin e kampionit ose Kupën e Kosovës, në mënyrë që të luajnë përsëri në garat evropiane. Zeri.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme